Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se partia e tij ishte e gatshme të votonte buxhetin e Prishtinës, buxhetin e RTK-së dhe Pakon e Rritjes, përcjell KosovaPost.
Murati e cilësoi këtë qëndrim si “tallje me qytetarët”, duke rikujtuar se LDK-ja kishte mundësi t’i votonte këto çështje, por zgjodhi të mos merrte pjesë në seancë.
“E pse nuk i votuat pra kur e kishit mundësinë? Deri dje keni thënë se seanca ka qenë anti-kushtetuese, prandaj s’keni marrë pjesë. Tash po del që paskeni pasë me i votu, por s’ju ka pëlqy mënyra e ftesës. Kjo është tallje me qytetarët”, ka shkruar Murati në Facebook.



Të tjera
Këto ushqime nuk duhet t’i hani kurrsesi pa u pjekur mirë
Në prag të ndeshjes historike, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”
Kurti ndan 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës, nëse e mposht Sllovakinë