Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun, i cili është liruar së fundmi nga paraburgimi në Serbi, ku ishte mbajtur për disa muaj, përcjell KosovaPost.
Osmani ka thënë se i ka uruar Spahiut rikthim të lehtë në normalitet pranë familjes, ndërsa ka theksuar se lirimi i tij vjen pas një periudhe të vështirë mbajtjeje të padrejtë.
Presidentja ka bërë gjithashtu një thirrje të drejtpërdrejtë për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, veçanërisht për ata që planifikojnë të udhëtojnë gjatë festave të fundvitit, që të shmangin kalimin transit nëpër Serbi.
Sipas saj, në Serbi “vazhdojnë të jenë në pushtet struktura që nuk dallojnë në mendësi nga regjimi i kaluar”, prandaj udhëtimi transit përmes territorit serb mbetet i rrezikshëm për qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Dje prita në takim ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun, i cili është liruar nga paraburgimi në Serbi pas disa muajsh mbajtjeje peng. Arbnorit i urova gjithë të mirat pranë familjes së tij dhe një rikthim sa më të lehtë në normalitet.
Qytetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës dhe që mund të udhëtojnë drejt vendit sidomos gjatë festave të fundvitit, u bëj thirrje të shmangin kalimin nëpër Serbi, pasi atje vazhdojnë të jenë në pushtet struktura që nuk dallojnë në mendësi nga regjimi i kaluar serb.



Të tjera
Serbia, rreshtohet pranë Rusisë duke mos votuar rezolutën e OKB-së për kthimin e fëmijëve ukrainas
Qeveria në detyrë merr dy vendime përmes mbledhjes elektronike
Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta