Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka akuzuar përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe në KQZ se kanë bashkuar votat për të tentuar bllokimin e votimit të mërgatës përmes postës, pëcjell KosovaPost.
Sipas tij, edhe në balotazhin e 9 nëntorit mbi 60% e qytetarëve të regjistruar nga mërgata nuk kanë mundur të votojnë pasi zarfi me fletëvotime u është dërguar me vonesë, ndërsa disa prej tyre po u arrijnë edhe tani, dy javë pas përfundimit të zgjedhjeve.
Krasniqi thotë se, të inkurajuar nga ky dështim, përfaqësuesit e këtyre partive në KQZ po tentojnë të pamundësojnë votimin me postë edhe për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke refuzuar dërgimin e fletëvotimeve të enkriptuara përmes emailit më 12 dhjetor – një mënyrë që do t’i mundësonte mërgatës t’i dërgojë votat me kohë në vendet ku jetojnë.
Ai shton se komunikimet e sekretariatit të KQZ-së me shërbimet postare publike dhe private tregojnë se dërgimi i zarfeve nga Kosova është i parealizueshëm, me shumicën që nuk do të arrinin para 5 janarit, pas afatit ligjor.
“Këta po e bllokojnë mërgatën në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese, duke vepruar në koordinim me Listën Serbe”, ka deklaruar ai.
Krasniqi megjithatë thekson se mërgata mund të votojë fizikisht në Kosovë dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve jashtë vendit që të vijnë masivisht më 28 dhjetor.
“Ardhja masive dhe votimi në atdheun tuaj më 28 dhjetor është përgjigja që duhet dhënë boshtit të së keqes në Republikën tonë”, ka përfunduar ai.
Postimi i Plotë:
Sot, koalicioni PLDAKSrpska në KQZ i bashkuan votat për të tentuar ta pamundësojnë votimin e mërgatës përmes postës.
Në balotazhin e 9 nëntorit mbi 60% e mërgatës së regjistruar nuk kanë mundur të votojnë, sepse zarfet u kanë shkuar me vonesë, disave po i arrijnë edhe tash derisa zgjedhjet kanë përfunduar ka 2 jave.
Të trimëruar nga ky dështim ata janë mobilizuar ta pamundësojnë votimin përmes postës duke refuzuar tu dërgojmë mërgatës fletëvotimet me kode të enkriptuara përmes emailit me datë 12 dhjetor në mënyrë që ata të mund ti dërgojnë pastaj me kohë në kutitë postare në shtetet e tyre para datës 27 dhjetor.
Nga komunikimi që sekretariati i KQZ ka bërë me shërbimet postare publike dhe private vërtetohet që dërgimi i zarfeve me fletëvotime nga Kosova konsiderohet i parealizueshëm, ku shumica e zarfeve nuk mund të arrijnë në Kosovë para datës 5 janar.
Pra, shkurt e shqip. Po e bllokojnë mërgatën në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese dhe këtë po e bëjnë në koordinim me Listën Serbe.
Mirëpo, ata nuk mund ta ndalin mërgatën që të votojë në Kosovë.
Andaj, ardhja masive dhe votimi në atdheun tuaj me 28 dhjetor është përgjigja që duhet dhënë boshtit të së keqes në Republikën tonë.



Të tjera
Serbia, rreshtohet pranë Rusisë duke mos votuar rezolutën e OKB-së për kthimin e fëmijëve ukrainas
Qeveria në detyrë merr dy vendime përmes mbledhjes elektronike
Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta