Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ashpër në Facebook, duke kritikuar drejtues të partisë dhe zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell KosovaPost.
Në reagimin e saj, Tërmkolli shprehet se kishte paralajmëruar më herët se LDK-ja mund të fitonte, por sipas saj “vendimet e gabuara” të krerëve të saj po e dërgojnë partinë në një drejtim të rrezikshëm.
Ajo e quan Lulmir “krye sorosiani”, teksa e akuzon se po bëhet bashkë me “rusofilë, serbofilë, turkofilë, dhe me ata që një ditë i akuzojnë si vrasës të figurave kombëtare të LDK-së, e ditën tjetër bëhen ‘kam e kry’ bashkë me ta”.
Tërmkolli e përshkruan këtë situatë si një “linjë Moskë–Beograd–Tiranë (Edi Rama), e cila po bën kamkryq në LDK-në e presidentit historik Ibrahim Rugova”.
Në fund të reagimit të saj, ajo u drejtohet kritikëve me tone të ashpra:
“Krejt ju injorantë e shpirt shitur që më mbani ders e moral kush është e çka është LDK, mbylleni!”
Ky reagim i Melihate Tërmkollit vjen në kohën kur brenda LDK-së po zhvillohen debate të brendshme dhe po përfliten lëvizje të reja politike.



Të tjera
Në prag të ndeshjes historike, Glauk Konjufca iu shkon në vizitë “Dardanëve”
Kurti ndan 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës, nëse e mposht Sllovakinë
Përfitimet shëndetësore që i sjell supa e domateve