Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për tentim-grabitje të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë. Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet se ka tentuar të kryejë grabitje nën kërcënimin e një arme zjarri.
Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë të Stacionit Veriu në Prishtinë, i kombinuar me punën hetimore dhe operative të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit me inicialet B.M mashkull, 19 vjeç.
Pas arrestimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedura për veprat penale “Grabitje në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, në pritje të veprimeve të mëtejshme ligjore.
Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe ndërmarrjen e veprimeve të menjëhershme ndaj çdo aktiviteti kriminal që cenon rendin dhe sigurinë në vend.



Të tjera
Pse tradhtojnë femrat? Këto janë arsyet më të shpeshta
Me huanë e reparacioneve për Ukrainën, BE sfidon Putinin dhe Trump-in
Shqipëri, 60% e pagesave do të jenë digjitale deri në 2030