Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Kryesia e partisë ka marrë vendim që shtabin zgjedhor ta udhëheqë ish-kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Sipas njoftimit, Krasniqi do të drejtojë strukturën zgjedhore duke u mbështetur në “përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij”, të cilat PDK thotë se do të sigurojnë një organizim efikas dhe dinamik në rrugën drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.
“Në këtë mbledhje, kryesia ka miratuar formimin e Shtabit Qendror Zgjedhor, i cili do ta udhëheqë procesin organizativ dhe koordinues të fushatës. Me vendim të Kryesisë, shtabi do të udhëhiqet nga ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili me përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij, do të garantojë një organizim efikas dhe dinamik drejt fitores”, shkruan PDK.
Kujtojmë se PDK dhe Lista për Familjen kanë zyrtarizuar sot koalicionin parazgjedhor.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza njoftoi se bashkë me Eman Rrahmanin dhe anëtarët e tjerë kanë bërë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe pas zgjedhor.
Postimi i plotë:
PDK mban mbledhjen e Kryesisë, formon Shtabin Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Prishtinë, 26 nëntor – Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, të udhëhequr nga kryetari Bedri Hamza, në të cilën është diskutuar dhe vendosur për organizimin e partisë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit.
Në këtë mbledhje, kryesia ka miratuar formimin e Shtabit Qendror Zgjedhor, i cili do ta udhëheqë procesin organizativ dhe koordinues të fushatës.
Me vendim të Kryesisë, shtabi do të udhëhiqet nga ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili me përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij, do të garantojë një organizim efikas dhe dinamik drejt fitores.
Poashtu, Kryesia ka vendosur që pas zgjedhjes së Bedri Hamzës, Kryetar i PDK-së, Arian Tahiri të jetë Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës në Mitrovicë.
Kryesia ka mbështetur edhe koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës me Grupin e Deputetëve të Familjes.
PDK hyn në këto zgjedhje me unitet të plotë, me struktura të mobilizuara dhe me besim në projektin e saj për një qeverisje të përgjegjshme, stabile dhe në shërbim të qytetarëve.
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë t’i informojë mediat dhe opinionin publik për secilin hap të mëtejmë të procesit zgjedhor



Të tjera
Shkencëtarët paralajmërojnë kundër krijimit të majmunit me tru njeriu
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Karota parandalon kancerin