Paulo Fonseca është rikthyer për të punuar në Itali, kësaj radhe ka marrë frenat e gjigantit italian AC Milan.
Trajneri portugez është prezantuar zyrtarisht si trajneri më i ri i Milanit, teksa ka folur për aventurën që e pret në San Siro.
“Jam gati për të filluar këtë aventurë, mezi po pres. Jam i vetëdijshëm se është një përgjegjësi e madhe, por edhe një nder i madh. Milani është një klub universal. Kam shumë besim se do ta bëj të fitojë”.
“Duam të jemi një skuadër dominuese, kurajoze dhe agresive, që nuk i lë kundërshtarët të luajnë dhe që i bën krenarë tifozët”, deklaroi Fonseca.
Trajneri i ri i Milanit u ndal edhe te nevoja e një qendërsulmuesi, me klubin që prej kohësh kërkon profilin ideal për zëvendësuesin e Giroud.
“E dimë që na duhet një sulmues. Po kërkojmë atë me karakteristikat e duhura. Sulmuesi ynë i ri duhet të jetë i fortë në 30 metrat e fundit. I kemi idetë e qarta, e dimë se çfarë lojtari duam dhe presim ta kemi këtu së shpejti”.
“Jam këtu edhe sepse besoj shumë te lojtarët që kemi. Besoj shumë te kjo organikë. Sigurisht që kemi nevojë për ndonjë lojtar, pasi ka disa pozicione ku mund të përmirësohemi”, deklaroi Fonseca.
Të tjera
Tifozët suedezë shijojnë birrat dhe mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë, presin një ndeshje të fortë sonte
Ragip Xhaka reagon ashpër pas ndeshjes Zvicër-Kosovë
Aviokompania gjermane njeh kufijtë kushtetues të Kosovës