Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shprehur respektin dhe mirënjohjen për artistin, duke kujtuar kontributin e tij të veçantë gjatë një periudhe të rëndësishme në jetën e tij.
“Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi, është lajm i trishtë për shqiptarët e posaçërisht për skenën e artit, të cilës Shpati i dha shumë. Sa kam qenë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, Shpati dhe shumë artistë tjerë ishin vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për mua, andaj mirënjohja është e përjetëshme. Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve. Në paqe qofsh, Shpat,” ka shkruar Haradinaj.
Komentet e tij nënvizojnë rëndësinë e kontributit vullnetar të artistit dhe lidershipin e tij në mbështetje të kauzave të drejta, duke theksuar edhe lidhjen personale që kishte me Shpatin në periudhë të vështirë.
Ngjarja ka tronditur skenën artistike dhe publikun shqiptar, ndërsa shumë personalitete po e kujtojnë këngëtarin me respekt dhe nostalgji.



Të tjera
Shkencëtarët paralajmërojnë kundër krijimit të majmunit me tru njeriu
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Karota parandalon kancerin