Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se janë ndarë 4.5 milionë euro për stadiumin në Drenas, përcjell KosovaPost.
Me anë të një postimi në Facebook, Çeku tha se së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladronci kanë parë nga afër punimet që po vazhdojnë për kompletimin e stadiumit.
“Stadiumi i qytetit në Drenas do të kompletohet. Kemi ndarë 4.5 milionë euro, ndërsa komuna kontribon me 900 mijë shtesë. Në përgatitje për Lojërat Mesdhetare të vitin 2030, Kosova po bëhet me infrastrukturën më të avancuar të futbollit në rajon”, tha Çeku.
“Me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci, pamë nga afër punimet. Puna vazhdon, në çdo cep të Republikës, me seriozitet e përkushtim”, tha Çeku./Arbresh.info



Të tjera
Thashethemet në vendin e punës
Vritet komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare iraniane, Ali Reza Tangsiri
Super-gonorrea ngre shqetësime në Britani