KEDS mirëpret dy përfaqësues nga OSHEE GROUP Sh.A, Sokol Spahiu dhe Ardvin Kraja

KEDS mirëpret dy përfaqësues nga OSHEE GROUP Sh.A, Sokol Spahiu dhe Ardvin Kraja

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka mirëprtur dy përfaqësues nga OSHEE GROUP Sh.A, z. Sokol Spahiu dhe z. Ardvin Kraja, shkruan KosovaPost.

Njoftimi i plotë:

KEDS pati kënaqësinë të mirëpresë dy përfaqësues nga OSHEE GROUP Sh.A, z. Sokol Spahiu dhe z. Ardvin Kraja.

Vizita u realizua në kuadër të iniciativës së OSHEE-së për të ngritur një akademi brenda institucionit, duke e parë KEDS Academy si një model frymëzues për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të të rinjve.

Gjatë takimit u ndanë përvoja rreth funksionimit të KEDS Academy, objektivave të saj, kurrikulave dhe praktikave më të mira.
Kjo bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit mes KEDS dhe OSHEE, duke ndërtuar ura të reja për shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës në sektorin e energjisë.