Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se edhe Komuna që ai e udhëheq po përballet me problemin e buxhetit të pamiratuar, por që mënyra e menaxhimit të tyre ka qenë tjetër nga Komuna e Prishtinës, përcjell KosovaPost.
Hyseni ka shkruar në Facebook se ai ka respektuar plotësisht legjislacionin.“Edhe Gjilani, njësoj si kryeqyteti, po përballet me problemin e buxhetit të pamiratuar, por mënyra jonë e menaxhimit ka qenë krejt tjetër.
Ne kemi respektuar plotësisht legjislacionin dhe nuk kemi hyrë në obligime pa mbulesë financiare”- ka shkruar Hyseni.
Kryetari i Gjilanit ka deklaruar se mungesa e buxhetit të miratuar dhe operimi me 1/12 të buxhetit është sfiduese.
“Mungesa e buxhetit të miratuar dhe operimi me 1/12 e buxhetit të vitit paraprak ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft sfidues. Megjithatë, shumë shpejt do të thërrasim seancën konstitutive dhe do të votojmë edhe bartjen e mjeteve vetanake për t’i mbuluar obligimet ekzistuese”- thekson kryetari i Gjilanit.
Buxheti për vitin 2026 dhe buxhetet për Komunën e Prishtinës, të Gjilanit dhe të Zubin Potokut nuk u miratuan në Kuvendin e Kosovës, andaj komunat po përballen me vështirësi.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po akuzon Qeverinë dhe Ministrinë e Financave për bllokim të mjeteve financiare, ndërsa Qeveria thot se faji është tek partitë opozitare, të cilat nuk morën pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, në rend dite të së cilës ishte edhe miratimi i buxhetit të Kosovës dhe të tri komunave të sipërpërmendura.



Të tjera
Shkencëtarët paralajmërojnë kundër krijimit të majmunit me tru njeriu
Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme
Karota parandalon kancerin