Në prag të festave të Nëntorit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një urim të veçantë, realizuar nga nxënësit e shkollës “Ndre Mjeda” në Shkodër.
Materiali artistik, i përgatitur në kuadër të programit “Art dhe Zeje”, sjell nxënësit me simbolet kombëtare, teksa interpretojnë këngën “Shqipëri o vendi im”.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë urim emocionues nga nxënësit e shkollës ‘Ndre Mjeda’, përgatitur përmes programit ‘Art dhe Zeje’, me shumë dashuri për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
Ndërkohë, vendi po përgatitet për festat e 28-29 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Çlirimit.



Të tjera
Thashethemet në vendin e punës
Vritet komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare iraniane, Ali Reza Tangsiri
Super-gonorrea ngre shqetësime në Britani