Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas votimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2024 në 2025.
Përmes një postimi në Facebook, Murati ka theksuar se asambleistët e Lëvizjes Vetëvendosjes sot bënë atë që, sipas tij, nuk e kishte bërë Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka shtuar se me votimin e asamblistëve të LVV-së u zhbllokuan pagesat për shërbimet esenciale publike, duke treguar se për këtë subjekt politik interesat e qytetarëve janë gjithmonë prioritet.
“Sot, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje e votuan bartjen e të hyrave vetanake në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Pra atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK-ja në Kuvendin e Republikës së Kosovës, e bëri Lëvizja Vetëvendosje në Kuvendin Komunal, për të zhbllokuar pagesat për shërbimet esenciale publike. Sepse, siç është vërtetuar tash e sa herë, për Lëvizjen Vetëvendosje interesat e qytetarëve çdoherë kanë prioritet”, ka shkruar Murati.



Të tjera
Hyri ilegalisht në Kosovë, shtetasi serb shoqërohet në polici
Ushqimet që mund t’i hani pas orës 20:00
FFK-ja publikon një video motivuese para ndeshjes ndaj Sllovakisë