Opinionisti Labinot Balaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me prostetat për trafikun urban.
Ai tha se nuk beson që kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ndjerë rrezik nga këto protesta, por sipas tij, edhe nëse një gjë e tillë do të ndodhte, do të ishte mirë.
“Unë nuk mendoj që z.Kurti ka ndjerë ndonjë rrezik prej protestave. Por, nëse ndjen është shumë mirë, nëse ndjen lideri, bartësi i institucionit, funksionari shtetëror frikë prej protestës, sepse është e rëndësishme të mos vie puna që të ketë protesta massive kundër një institucioni, ose një bartësi të një institucioni”, u shpreh ai.



Të tjera
Lufta me Iranin është një katastrofë për ekonomitë e botës, askush nuk na pyeti
Hyri ilegalisht në Kosovë, shtetasi serb shoqërohet në polici
Ushqimet që mund t’i hani pas orës 20:00