Krenaria kombëtare, Distria fiton medaljen e bronztë në Abu Dhabi – Ekonomia Online

Krenaria kombëtare, Distria fiton medaljen e bronztë në Abu Dhabi

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe të premten.

Xhudistja kosovare, e cila garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, fitoi bindshëm ndaj holandezes Naomi Van Krevel në repasazh.

Kosovarja fitoi me tri Yuko (3-0) ndaj Van Krevel.

“Disi”, në këtë garë, i fitoi tri duele dhe e humbi një në gjysmëfinale ndaj hungarezes Reka Pupp.

Medalistja olimpike e dominoi plotësisht edhe sfidën ndaj Pupp, por nuk ia doli të realizojë hedhje në kohën e rregull.

Në “Golden Score”, Distrisë fillimisht iu dha uazari, por që iu anulua më pas nga gjyqtari. Ndërkohë pas një sulmi tjetër të xhudistes kosovare, u dha pika më e vogël, Yuko, për Puppin, për një kundërsulm që gjyqtarët e vlerësuan.