Lideri i Superligës së Kosovës në basketboll, KB Bashkimi, ka mbetur pa njërin prej lojtarëve më të mirë.
Jan Palokaj është bashkuar me gjigantin kroat, Cibona.
Basketbollisti që ka pasaportë edhe të Kroacisë, ishte një nga shtyllat kryesore të prizrenasëve në edicionin aktual kampional, sikurse edhe në paraqitjet evropiane të “Arpagjikëve”.
Ish-kampionët e Euroligës, duket se e kanë spikatur Palokajn pikërisht në ballafaqimin 4 Nëntorit, ku u mposhtën në Prizren nga Bashkimi, me rezultat 89-69, njofton Klankosova.tv.
25 vjeçari i lindur në Zagreb, në Kroaci luajti edhe për ekipin e vendit të lindjes, sikurse mbrojti ngjyrat edhe të Boscos e Zadarit.
Ndërkaq në Kosovë, ishte pjesë e Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.



Të tjera
12 shenjat e kancerit të gjirit
8 ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër këtë verë për të marrë gjithë hidratimin që ju duhet
Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit?