Negociatat për rinovimin e kontratës mes Napolit dhe Amir Rrahmanit janë bllokuar, dhe thuhet se për mbrojtësin kosovar janë interesuar Fenerbahçe dhe Beshiktash.
Media italiane “Corriere dello Sport” e ka raportuar lajmin me titullin: “Pas kampionëve arabë, edhe turqit u hodhën në sulm për Rrahmanin.”
Klubet po vazhdojnë përgatitjet për merkaton e janarit.
Sipas mediave italiane, Amir Rrahmani ka vënë përballë njëra-tjetrës Fenerbahçen dhe Beshiktashin.
Thuhet se dy gjigantët e Superligës turke duan të shfrytëzojnë ngecjen e bisedimeve mes mbrojtësit kosovar dhe Napolit për kontratën e re.
Amir Rrahmani ka luajtur 7 ndeshje këtë sezon me fanellën e Napolit. Rrahmani, i cili ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027, ka një vlerë tregu prej 12 milionë euro.



Të tjera
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model