UEFA ka shpjeguar vendimin e diskutueshëm që çoi deri tek krijimi i peticionit që një ndeshje e Euro 2024 të riluhet.
Përballja mes dy peshave të rënda, Gjermanisë dhe Spanjës përfundoi me shumë polemika teksa ekipi i Luis De La Fuentes avancoi në raundin tjetër.
Mikel Merino ishte ‘heroi’ i i Spanjës me golin që shënoi në minutën e 120-të për t’ia siguruar kalimin ‘Furisë së Kuqe’ në gjysmëfinale të Euro 2024.
Por para se Merino të shënonte golin, gjermanët menduan se duhej të kishin marrë një penallti kur gjuajtja e Jamal Musialas goditi dorën e Marc Cucurellas duke bërë që të ‘shpërthejnë’ polemikat.
Vendimi i gjyqtarit kryesor të ndeshjes Anthony Taylor u mbështet nga Stuart Atwell, i cili kishte rolin e gjyqtarit kryesor në VAR.
Organi drejtues i futbollit evropian, ka shpjeguar tani vendimin se pse nuk u akordua penallti andaj sipas Roberto Rosettit, shefit të gjyqtarëve të UEFA-s, ka një shpjegim për këtë.
“Jo çdo prekje me dorë apo krahë është një penallti. Ne duam të konsiderojmë lëvizjen e lojtarëve. Lëvizjet biomekanike. Ju e dini, kjo është një situatë e qartë. Ai rast nuk ishte asnjëherë një penallti”, ka thënë Rosetti.
Spanja kështu tani do të luajë në gjysmëfinale të Euro 2024 ndaj Francës, ndërsa fituesi do të luajë në finalen e madhe me fituesin e ndeshjes tjetër Angli-Holandë.



Të tjera
Kolla, lemza dhe “zhurmat” e tjera të trupit, çfarë tregojnë
26 metra dhe 70 tonë, Argjentina inauguron statujën më të madhe në botë për Lionel Messin
Ndotja pranë Liqenit të Badovcit ngre alarmin, kërkohen masa urgjente