Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar në një deklaratë për mediat kreun e SPAK, Altin Dumani, se ka firmosur urdhër-arrest për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, por që nuk e ka ekzekutuar.
Berisha pretendon se në total janë lëshuar nga SPAK 21 urdhër-arreste dhe mes emrave rezultonte edhe ai i vëllait të Veliajt, por ka qenë një kërcënim i kryebashkiakut të Tiranës ndaj kryeministrit Edi Rama që ka mbajtur pezull operacionin.
“Me datën 26 qershor, mediat pranë qeverisë, por dhe media të tjera informuan publikun se Skrapi i partisë me Dumanin, kishin firmosur 21 mandate arresti, ndër të cilët Erion Veliaj dhe vëllain e tij. Por gjer sot me datën 8 korrik, nga këto mandate arresti, rezulton se nuk është arrestuar asnjë njeri. Rezulton një skandal të paparë ndonjëherë, që ato u gëlltitën nga ata që i firmosën. Ky akt, i paprecedentë është dëshmi flagrante se, Altin Dumani dhe Skrapi i partisë, nuk janë gjë tjetër veç se vegla të verbëta në duart e Edi Ramës. Ky akt dëshmon kontrollin e plotë të Edi Ramës mbi Skrapin e partisë. Ky akt fakton se në Skrapin e partisë asgjë nuk mund të lëvizë pa firmën përfundimtare të Edi Ramës.”
Sipas Berishës në këtë rast nuk kemi të bëjmë me mëshirë nga ana e shefit të qeverisë, por frikë nga ato çfarë mund të bënte publike Veliaj për aferat e qeverisë.
“Ju garantoj se ai këtë akt e bëri me miratimin e plotë paraprak të Edi Ramës. Por ishte Erion Veliaj me mesazhet drithëruese që i dërgoi, ai që palosi Edi Ramën, duke i rikujtuar të gjithë kontot e fshehta bankare për paratë e djegësit të Tiranës. Duke i rikujtuar të gjithë gjobat e tmerrshme që ai vendos për çdo kullë dhe ndërtesë, prej 30 për qind. Ishte jo mëshira e Edi Ramës, por frika dhe tmerri që kishte nga denoncimet që do të bënte Veliaj, që dinte shumë më tepër se sa Arben Ahmetaj për aferën e djegësit të Tiranës, vjedhjes së shekullit dhe për aferat e tjera për Edi Ramën, që detyroi Zamanin e partisë të gëlltisë 21 mandate, ti shndërrojë ato në kallp mandate.”
Të tjera
Katër të ndaluar për rast rrëmbimi në Prishtinë, mes tyre edhe një polic
Netanyahu thotë se 153 tonë bo*mba janë hedhur në G@za të dielën, pranon shkeljen e armëpushimit
Mos e rreziko armëpushimin në G@zë