Karateisti kosovar, Islam Selmani, është shpallur nënkampion i botës në kategorinë deri në 60 kilogramë, në Kampionatin Botëror të Karatesë që po mbahet në Kajro.
Në finalen e madhe, Selmani u përball me turkun Eray Samdan, një prej emrave më të fortë të këtij sporti në skenën ndërkombëtare, ku pas një dueli të fortë, ai u rendit i dyti në botë duke fituar medaljen e argjendtë.
Derisa një ditë më herët, Selmani kishte shkëlqyer në gjysmëfinale, ku siguroi një fitore dominuese 9:1 ndaj karateistit nga Uzbekistani, Mekhriddin Turakhonov.
Selmani u bë karateisti i parë që fiton medalje të argjendtë botërore, duke shënuar njëherit njërin prej sukseseve më të mëdha në histori të sportit tonë.



Të tjera
Tri përdorime të shkëlqyeshme të trangujve
Xhem për pastrim të shpeshtë të zorrëve: Mjekët e rekomandojnë në vend të barnave
12 shenjat e kancerit të gjirit