Hektor Krasniqi është djaloshi që pritet shumë nga ai.
I riu u kthye nga Austria këtë verë për t’iu bashkuar Dukagjinit të Klinës në arritjen e objektivave këtë sezon.
18 vjeçari tanimë ka debutuar në Superligën e Kosovës në ndeshjen kundër Dritës.
Ylli ri luan në pozitën e mbrojtësit dhe në paraqitjet e para ka dëshmuar cilësi të mëdha për moshën e tij.
Krasniqi shprehet i lumtur që është pjesë e kësaj skuadre që ka arritur tri fitore në tri ndeshjet e fundit.
Hektor Krasniqi ka lindur dhe është rritur në Austri ku edhe është zhvilluar si futbollist.
Përkundër mundësive që të vazhdoj në futbollin austriak, ai ka zgjedhur Kosovën për të arritur majat e sukesit.



Të tjera
Xhem për pastrim të shpeshtë të zorrëve: Mjekët e rekomandojnë në vend të barnave
12 shenjat e kancerit të gjirit
8 ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër këtë verë për të marrë gjithë hidratimin që ju duhet