I njihni hurmat e Arabisë, frytin që dietologët e konsiderojnë si minierën e vitaminave. Ky fryt është shumë i shëndetshëm dhe përmban, kalcium, hekur, magnez, sodium, squfur, klor, vitaminat A, B1, B2 dhe D.
Hurmat përmbajnë glukozë të lehtë natyrale që nuk është e dëmshme për shëndetin tonë. Ja disa nga vlerat shëndetësore të hurmave të Arabisë. Forcon mëlçinë dhe e bën të punojë më mirë. Lufton stresin nervor, përmirëson punën e gjëndrave tiroide dhe enëve të gjakut.
Zbut ashpërsinë e fytit dhe largon sekrecionet. Konsumi i saj esëll eliminon askaridet. Forcon muskujt dhe nervat si dhe vonon plakjen. Hurmat freskojnë zorrët dhe i mbrojnë ato nga infektimet. Forcojnë qendrat e trurit, lehtësojnë marramendjen, lufton vëngërinë e syve dhe plogështinë, pastrojnë veshkat dhe normalizojnë urinimin.
Hurmat përmbajnë sheqer natyror, i cili thithet dhe tretet lehtë, kështu është e sigurt dhe dobiprurëse për stomakun dhe zorrët e fëmijëve. Lëngu i hurmave i përzier me qumësht është shumë i dobishëm, me vlera të shumta rregulluese dhe ushqyese si për fëmijët, ashtu edhe të rriturit.
Masa e krijuar nga hurmat e shtypura dhe mjalti përdoret për trajtimin e dizenterisë tek fëmijët, gjithashtu kjo masë zvogëlon dhimbjen dhe forcon mishrat e dhëmbëve gjatë procesit të daljes së dhëmbëve duke lehtësuar këtë proces.



Të tjera
Ballkani në epërsi të dyfishtë ndaj Dritës
Studimet më të reja tregojnë përse nuk do të duhej të nxirrni dhëmballët
“Kemi shumë mall dhe krenari për ty”