Matjaz Kek nuk është më trajner i ekipit kombëtar slloven të futbollit.
Pas shtatë vitesh bashkëpunimi, eksperti 64-vjeçar dhe Shoqata e Futbollit të Sllovenisë (NZS) kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara, konfirmoi NZS në një deklaratë zyrtare.
Kontrata e Kek skadoi më 30 nëntor dhe pas një bisede me presidentin e Shoqatës, u arrit në përfundimin se bashkëpunimi nuk do të vazhdonte, shkruajnë mediet sllovene, duke shtuar se vendimi u morr edhe për shkak se Sllovenia nuk arriti së paku ndeshjet e play-off-it gjatë kualifikimeve të botërorit, dhe njëri prej shkaktarëve ishte Kosova.
Presidenti i Shoqatës së Futbollit të Sllovenisë dhe trajneri Matjaz Kek u takuan dhe pas bisedës arritën në përfundimin se pas shtatë vitesh bashkëpunimi ti ndajnë rrugët.
Njeriu kryesor e Dinamo Zagreb, Zvonimir Boban, me shumë gjasë do ta emërojë shumë shpejt trajner të gjigantit kroat.



Të tjera
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë
Katër mënyra për ta kuruar shpejt mykun e gojës
Kosova e sheh Finlandën si shembull dhe model