Avokati Besnik Berisha ka goditur haptazi Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, ndaj të cilit ka qenë ditë e më shumë kritikë i hapur.
Për hyrjen e Ukë Rugovës, të birit të ish-Presidentit Rugova, në listë zgjedhore të LDK-së, Berisha pati pakënaqësi me mënyrën se si u paraqit ky “pranim” nga Abdixhiku.
Para dy viteve pata shkruar kete status, per te kritikuar parine e LDK-se per mos-perfshirjen e askujt nga familja Rugova ne kryesi, ne liste zgjedhore per deputet, e ne asnje rol me peshe.
Sic duket, u deshen disa vjet qe te kuptohet se familja Rugova nuk eshte vetem per t’u perdorur e keqpërdorur sa here u duhet, por per t’iu dhene vendin meritor.
Lajm i mire qe Uken “e paskan pranuar” serish ne partine e pejgamberit te kohes sone, Ibrahim Rugova.
Lajm i keq qe e plasuan sikur “eshte pranuar kerkesa e familjes” dhe qe ua paskan bere dhurate per 81-vjetorin e lindjes se dr. Ibrahim Rugoves.
Dobet. Shume dobet!



Të tjera
Si ta pastroni ajrin në shtëpitë tuaja?
Katër çifte në horoskop që s’bën të jenë bashkë
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti nuk bën bllof