Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpërndarë sot një opinion të publikuar në “The Washington Post”, ku vlerësohet se ai e meriton Nobelin për Paqe.
Në artikull theksohet roli që Trump thuhet se ka pasur në ndalimin e disa konflikteve globale, përfshirë edhe frenimin e një përshkallëzimi të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Arbresh.info.
Mes të tjerash, përmendet edhe deklarata e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila kishte konfirmuar se Serbia po përgatiste një sulm në maj, dhe se ndërhyrja e Trumpit e kishte ndalur këtë skenar.

“Për më tepër, Trump pohon se ai e parandaloi një luftë midis Serbisë dhe Kosovës (Presidentja e Kosovës mbështeti pretendimin e Trump, duke thënë se Serbia po planifikonte të sulmonte Kosovën në maj para se Trump të ndërhynte)”, shkruhet në opinion.
Artikulli, i cili mban autorësinë e Marc A. Thiessen.
Presidenti amerikan disa herë ka deklaruar se ka ndaluar disa luftëra, duke përmendur këtu edhe një mes Kosovës dhe Serbisë.



Të tjera
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur