Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti dje mbledhjen e 87-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendime të veçanta për certifikimin e 22 subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Gjatë periudhës 7-ditore (24 nëntor – 30 nëntor 2025) 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur, kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë subjektet politike të certifikuara:
Partitë politike:
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS;
Kosovaki Nevi Romani Partia;
FJALA;
LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);
KOSOVSKI SAVEZ;
PARTIA BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT SHQIPTAR (PBKDSH).
Koalicionet:
Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
Iniciativat qytetare:
PSA; dhe
Iniciativa Qytetare për Kosovë.
Kandidat i pavarur:
NEDŹMIDIN SEJDILAR.
Në mesin e subjekteve politike që kanë aplikuar është dhe NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA. Sipas njoftimit nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ky subjekt politik i ka përmbushur të gjitha kriteret tjera, përveç listës së nënshkrimeve. Pas plotësimit të listës së nënshkrimeve, subjekti politik do t’i nënshtrohet certifikimit nga KQZ-ja. Subjektit politik, i është dhënë afat për plotësim të listës së nënshkrimeve deri 3 dhjetor 2025, në orën 12:00.
Ndërkaq, rekomandimi për certifikimin e partisë politike Srpska Lista, nuk mori votat e nevojshme për t’u certifikuar.



Të tjera
Si ta pastroni ajrin në shtëpitë tuaja?
Katër çifte në horoskop që s’bën të jenë bashkë
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin: Presidenti nuk bën bllof