Deputetet e LDK-së Kica e Lushaku e nxjerrin nga kontesti një video të Komitetit për Punë të Jashtme të SHBA-së  vetëm për ta goditur Kurtin, e vërteta është krejt ndryshe

Deputetet e LDK-së Kica e Lushaku e nxjerrin nga kontesti një video të Komitetit për Punë të Jashtme të SHBA-së vetëm për ta goditur Kurtin, e vërteta është krejt ndryshe

Deputetet e LDK-së Doarsa Kica dhe Jehona Lushaku sot shpërndanë një video të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të cilën e nxoren nga kontesti për ta goditur kryeministrin Kurti gjoja se Senati Amerikan e sheh si pengesë Kurtin. 

Në fakt e vërteta është krejt ndryshe ku përkundrazi Komiteti për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, në raportet Kosovë -Serbi ka kërkuar që të ketë më shumë balancim e që të mos kërkohet përgjegjësi vetëm nga Kosova.

Komiteti i ka kërkuar administratës së presidentit Donald Trump angazhim më të madh për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, është bërë thirrje që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe që Serbisë t’i shtohet presioni për të ndalur fushatën e çnjohjeve dhe pengesave, si dhe që të largohet nga orbita ruse.

Në këtë komitet u konsiderua se Rusia përmes Serbisë është faktori kyç për destabilizim të rajonit.

Kryetari republikan i Nënkomisionit për Evropën, Keith Self, ka vlerësuar se Ballkani Perëndimor, është “rajoni më i paqëndrueshëm në Evropë”, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Ai ka përmendur edhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se problemi mes dy vendeve është nxitësi kryesor i paqëndrueshmërisë rajonale.

Sipas tij, kundërshtarët e SHBA-së po i shfrytëzojnë aktivisht dobësitë për të zhvilluar luftë hibride që rrit paqëndrueshmërinë në rajon, teksa Kina po e përdor, siç ka thënë ai, ndikimin e saj duke kryer stërvitje ushtarake dhe duke dërguar armë në Serbi.

Keith ka shtuar se Kina po nënshkruan marrëveshje ekonomike në të gjithë rajonin me synimin e ruajtjes së aparatit të saj “keqdashës” dhe shfrytëzimit të korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Duke e quajtur rajon “shpesh të neglizhuar”, Keith ka thënë se ende ka mundësi për përmirësim sa i përket stabilitetit, paqes dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor, dhe lidershipi amerikan duhet të ketë rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit dhe parandalimin e rikthimit të konflikteve.

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA dhe ekspert i menaxhimit të konflikteve, ka thënë se ndonëse asnjë aktor i vetëm nuk është plotësisht përgjegjës për tensionet dhe dobësitë e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, “Serbia duhet të pranojë rendin perëndimor për rajonin”.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që SHBA-ja të jetë më e vendosur në orientimin e Beogradit drejt një zgjedhjeje përfundimtare strategjike, duke shtuar se rruga euroatlantike është zgjedhja e vetme racionale për Serbinë, e cila, sipas tij, nuk duhet të bëhet Bjellorusia e Ballkanit.

Joseph ka akuzuar administratën amerikane për qëndrim të pabalancuar në raportin Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se vetëm Kosova po mbahet përgjegjëse, teksa ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë. Joseph ka thënë se SHBA-ja duhet ta vazhdojë mbështetjen ekonomike e ushtarake për Kosovën. Por sipas tij, ndihma më e mirë do të ishte anëtarësimi i Kosovës në NATO. Ai ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të zgjidhte ngërçin.

“Vetëm rruga drejt NATO-s do t’i jepte fund ngërçit sepse Serbia s’do të kishte opsione të tjera. Fushata e çnjohjeve dhe varësia nga Rusia dhe Kina do të ishin të pavlefshme sepse anëtarësimi në NATO është shumë më i rëndësishëm se anëtarësimi në OKB”, ka thënë Joseph.

Pos Josephit, edhe Max Primorac, bashkëpunëtor në Qendrën “Margaret Thatcer për Liri”, për Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë e Amerikë Latine, ka thënë se Kosova duhet të mbështetet nga SHBA-ja. “Çfarëdo marrëveshje edhe me Serbinë duhet ta përfshijë njohjen”, ka thënë ai. Ai ka lavdëruar Kosovën për qasjen properëndimore teksa ka thënë se e ka lëvizur edhe ambasadën drejt Tel-Avivit siç i ka premtuar Trumpit.

Thirrje për largim të Serbisë nga orbita e Rusisë ka bërë edhe Luke Coffey nga Hudson Institute.

Ndërkohë jo më larg se në shtator të këtij viti kryeministri Kurti kishte pasur një takim shumë miqsor me Kryetarin  Republikan i Nënkomisionit për Evropën, Keith Self ku vetë Self kishte vlerësuar lartë raportet e SHBA-së me Kosovën.