Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe disa agjenci të tjera të SHBA-ve po hetojnë një shpërthim të escherchia coli në pesë shtete.
Sipas njoftimit të fundit të agjencisë, kjo baktere ka prekur 72 persona në pesë shtete në SHBA.
Nuk është ende e qartë se cili është burimi i shpërthimit, por duket se është i përhapur.
Tetë njerëz janë shtruar në spital dhe CDC po i paralajmëron konsumatorët dhe restorantet që të marrin masa paraprake për të parandaluar infeksione.
Escherichia coli, ose bakteret E.coli, zakonisht jeton në zorrët e njerëzve të shëndoshë dhe të kafshëve.
Ndonëse shumë lloje të baktereve janë të padëmshme, disa mund të shkaktojnë dhimbje të rënda abdominale, diarre të përgjakshme dhe të vjella.
Gjeorgjia, Kentaki, Ohajo, Tennessee dhe Virxhinia janë pesë shtetet që kanë raportuar infektime të escherchia coli.



Të tjera
Policia konfiskon municion dhe pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Leposaviq
Osmani në Davos me ftesë të Trump për ceremoninë e themelimit të Bordit të Paqes
Një botë ku vetëm pushteti vlen është një vend i rrezikshëm