Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Athinë, ku persona të panjohur kanë qëlluar me armë nga një makinë drejt një mjeti tjetër, duke lënë të plagosur një të ri shqiptar.
Atentati i tipi mafioz ndodhi rreth orës 02.20 të mëngjesit, në rrugën Dodekanisou kur makina tij Audi iu afrua “Smartit” ku udhëtonin dy persona dhe qëlloi me breshëri.
Për pasojë mbeti i plagosur në këmbë 22 vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije, teksa drejtuesi u largua me shpejtësi dhe është vënë në kërkim nga policia.
Nga verifikimet e policisë greke, rezultoi se i plagosuri ishte një person me precedent penal në fushën e drogës dhe vetëm një ditë më parë kishte dalë nga burgu.



Të tjera
Ushqimet që “shtyjnë” plakjen
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë