Dhimbja e shpinës mund të ndihet në çdo pjesë përgjatë shpinës, duke filluar nga qafa e deri tek ijet, megjithëse më e zakonshme është në pjesën e fundme të shpinës. Dhimbja mund të jetë nga e lehtë e deri në më të rëndë, varësisht nga ajo se çfarë është duke e shkaktuar atë, transmeton Telegrafi.
Për shumicën e njerëzve, qëndrimi i dobët dhe ngritja e peshave të rënda mund të jenë burim i kësaj dhimbje. Megjithatë, një studim i ri thotë se edhe duhanpirësit janë trefish më të prirë të kenë dhimbje kronike të shpinës.
Ky studim është publikuar në revistën mjekësore, “Human Brain Mapping”, ndërkaq nuk është i pari që e ndërlidhë duhanpirjen me dhimbje kronike të shpinës.
Studimi iu ka sugjeruar duhanpirësve të heqin dorë nga duhani nëse duan ta ulin rrezikun e zhvillimit të dhimbjes kronike të shpinës. Përveç kësaj, ekspertët po ashtu kanë treguar se pirja e duhanit e zvogëlon edhe absorbimin e kalciumit dhe e parandalon rritjen e re të eshtrave, duke i lënë duhanpirësit me rrezik më të shtuar të zhvillimit të osteoporozës dhe në shërim më të ngadaltë pas frakturave, të cilat shkaktojnë dhimbje shpine.



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë