Dragisha Miloviq sot është betuar si kryetar i ri i Zveçanit.
Në fjalën e tij pas betimit, Miloviq u zotua për bashkëpunim me të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë dhe institucionalë që veprojnë në Kosovë.
“Do të bashkëpunoj edhe me përfaqësuesit e misioneve me KFOR me EULEX me OSBE me të gjitha institucionet në Prishtinë, MAPL dhe juve mediave. Duhet të kuptojmë që qeverisja lokale duhet të jetë e fokusuar të qytetarët. Kushdo që vjen këtu të mirëpritet… për të mirë të qytetarëve tanë”, ka deklaruar Miloviq, transmeton Klankosova.tv.
,Kur u pyet nga gazetarët se a i respekton simbolet e Kosovës, Miloviq është përgjigjur shkurt.
“Do ta shihni ditëve në vazhdim, sot nuk flas”, është përgjigjur ai.



Të tjera
Si ta përgatisni shurupin e xhenxhefilit për ta trajtuar kollën?
Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të parave
A e dini çfarë i ndodh trupit kur qëndroni ulur gjatë?