Gjykimi në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve do të nisë më 24 shkurt 2026, njofton Specialja.
“Më 4 dhjetor 2025, Gjyqtari i Vetëm i Gjykatës së Lartë caktoi fillimin e gjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajit, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për të martën, më 24 shkurt 2026. Sipas urdhrit, çështja kryesore e Prokurorisë Speciale, gjatë së cilës pritet të thirren tre dëshmitarë, duhet të zhvillohet në një bllok të vetëm deri më 6 mars 2026”, thuhet në njoftimin në ueb-faqen e tyre.
Para dy ditësh u bë e ditur vazhdimi i paraburgimit për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun.
“Gjykatësi i rastit, Gosnell konstatoi se ekziston rreziku real që të akuzuarit, nëse do të liroheshin, mund të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë vepra penale të tjera”, thuhej në njoftimin e tyre.



Të tjera
Trumpi në tërheqje të shortit për Botërorin 2026, ShBA-ja, Kanadaja e Meksika i mësojnë grupet
Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarët e rinj në Veri, i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës
5 gjërat që janë edhe më të rrezikshme sesa pirja e duhanit