Gazetari i njohur që jeton dhe vepron në Zvicër, Nefail Maliqi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të Baton Haxhiut në adresë të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Maliqi ka thënë se “mbrojtja” e Baton Haxhiut më shumë i sjell dëm se dobi Haradinajt, përcjell Kosova Post.
“Baton, nëse vërtet don me i ndihmu Ramushit, ma mirë mos fol! Me këto vargje për Ramushin, sikur po e ndihmon, në fakt po ia bën sherr. Gjithkush e di historinë tënde me Stanisiq-in dhe UDB-në e Serbisë,” ka deklaruar Maliqi.
Ai shton se mënyra si Haxhiu po e përmend Haradinajn i rikujton rastet kur figura të dyshimta janë përpjekur të paraqiten si ‘mbrojtës’ të komandantëve të UÇK-së:
“Mos ja nxjerr bishtin Ramushit. Mos naj bëj të dyshimt edhe Ramushin, pse je vetë i përlyer. Tash mos e tepro!”
Maliqi gjithashtu kujtoi edhe një figurë tjetër mediatike, të cilin e përshkroi si “kollega i jot me kapuc të UÇK-së që fliste shumë për komandantat, e në fund shkoi në fëlliqësira si spiun”. Sipas tij, Baton Haxhiu po rrezikon të shkaktojë të njëjtin efekt negativ ndaj Haradinajt.
“Me këto fjalë nuk jam kah marr vesh, vëlla. A po don me i ndihmu Ramushit apo me i ba sherr?” – përfundon reagimi i Maliqit.



Të tjera
Perparim Rama takim në Departamentin Amerikan të Shtetit, iu tregon për bllokadat që Qeveria Kurti ia ka bërë Prishtinës
Abdixhiku prezanton aderimin e radhës në LDK
Muriqi shkakton penallti por Sassuolo fiton