Kreu i Prishtinës, Perparim Rama, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama sot ka njoftuar se ka takuar Zëvëndësdrejtorin në Zyrën Për Çështjet e Evropës Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jeremy Long.
Rama ka thënë se në këtë takim ka biseduar për vizionin e tij për kryeqytetin dhe se ka ndarë shqetësimet për vështirësitë serioze me të cilat po përballet kryeqyteti, duke përmendur këtu bllokadën nga Qeveria Kurti.
“Ndava vizionin e Prishtinës për katër vitet e ardhshme dhe theksova vështirësitë serioze me të cilat po përballet Kryeqyteti me Qeverinë Qendrore, veçanërisht bllokimin e vazhdueshëm të buxhetit të qytetit”, ka shkruar Rama.
“Diskutuam gjithashtu për potencialin e madh që kanë kompanitë amerikane për të investuar në Prishtinë, sidomos teksa përgatitemi për Lojërat Mesdhetare 2030. Energjetika alternative dhe projektet e mëdha zhvillimore janë fusha kyçe ku partneriteti mund të sjellë ndikim real.Prishtina është e hapur për investitorët amerikanë dhe së shpejti do të organizojmë një konferencë të veçantë për të prezantuar mundësitë dhe për të ndërtuar partneritete të reja.”, ka përfunduar Rama.



Të tjera
Enver Hoxhaj e Xhavit Haliti në tregun e Pejës, kërkojnë “çelës që e çmonton qeverinë, që ia heq shrafat”
Blakaj: Procesi i dytë gjyqësor ndaj Thaçit po përdoret si arsye për të mos e liruar nga paraburgimi
Su*lme të reja ruse në infrastrukturën civile