Ish-deputeti dhe zyrtari i lartë i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka folur në lidhje me koalicionet parazgjedhore të realizuara për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Dreshaj tha për dokumentarin ‘Expose’ se jemi dëshmitar të disa koalicioneve jo të natyrshme të cilat sipas tij dallojnë në mënyrë substanciale.
“Kjo fushatë është pak më e veçantë krahasuar me fushatat paraprake për shkak se blloku opozitar pretendon të merr një shumicë më të madhe të votave pra që vendi të mos jetë në krizë çfarë ishte herën e kaluar. Për këtë arsye që nga ditët e para veç janë parë ato sistemet e aderimit dhe realisht jemi dëshmitar të disa koalicioneve jo të natyrshme të cilat praktikisht edhe në aspektin programor dallojnë në mënyrë substanciale. Normale do të ishte sikur partitë e djathta në programe të bashkoheshin në një front të përbashkët dhe të majtët në një front të përbashkët por në këto rrethana çfarë jemi tani lidhur me koalicionet e realizuara deri në këto momente bëhet fjalë për mos-përmbajtje programore por bëhet fjalë më tepër lidhje njëri me tjetrin me qëllim të grumbullimit të votës” deklaroi Dreshaj.
Ish-deputeti i AAK-së, Dreshaj, tha se AAK-ja do të dalë vetëm në këto zgjedhje dhe të dëshmojnë para opinionit publik se Aleanca ka një elektorat stabil dhe ka një numër stabil të votave që të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze në Kuvend.
“Aleanca herën e kaluar ishte në një koalicion me të cilin nuk jemi fort të kënaqur me rezultatin, pastaj ka patur disa hipoteza si në mediat e shkruara dhe elektronike se ‘Aleanca nuk e kalon pragun zgjedhor’. Aleanca ka vendosur t’a testojë veten në program, me cilësinë të cilën e kemi ne brenda që te matemi dhe t’a dëshmojmë para opinionit publik se Aleanca ka një elektorat stabil, ka një numër stabil të votave dhe një numër të mjaftueshëm të votave, jo t’a kaloj pragun, por të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze në Kuvend. Jemi shumë të bindur se ne do të jemi pjesë e qeverisjes së ardhshme të vendit”.
“Në zgjedhjet e kaluara LVV-ja nuk kishte një mbështetje aq të madhe nga ana e diasporës në numër të votave të numëruara nga ana e KQZ-së pra ato që kanë ardhë në vend. Unë mendoj se mashtrimi që ka ndodh me diasporën i ka ardhë fundi dhe këtë herë diaspora do të ketë një reflektim krejt tjetër, ashtu i kemi të gjitha informatat nga terreni. Unë mendoj se numri i votuesve nga diaspora do të ketë një shpërndarje mjaft uniforme në të gjitha subjektet politike në vend” tha Dreshaj në intervistën e dhënë për “Gazeta Blic”.



Të tjera
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapitale në rajonin e Prizrenit
Arsyet pse duhet të konsumoni gështenja gjatë vjeshtës
Enver Hoxhaj e Xhavit Haliti në tregun e Pejës, kërkojnë “çelës që e çmonton qeverinë, që ia heq shrafat”