Kombëtarja e Kosovës tashmë e di se kur do të luajë ndeshjet e saj nëse arrin të sigurojë kualifikimin historik në Kupën e Botës.
FIFA ka zyrtarizuar oraret e sfidave, të cilat për shkak të zonave kohore do të luhen në mëngjes herët sipas orës lokale.
“Dardanët” fillimisht duhet të kalojnë dy sfida vendimtare në mars: më 26 mars përballen me Sllovakinë në Bratislavë, e më pas, nëse fitojnë, do të takohen me fituesin e duelit Turqi – Rumani për vendin në Botëror, shkruan Gazeta Express.
Në rast se Kosova siguron biletën për turneun, atëherë do të jetë pjesë e një grupi të fortë me Australinë, Paraguain dhe ShBA-në.
Sipas orarit të publikuar nga FIFA, dy ndeshjet e para – ndaj Australisë dhe Paraguait – do të luhen në ora 06:00 të mëngjesit, ndërsa sfida kundër ShBA-së do të nisë në ora 04:00.
Ndeshja e parë e grupit do të zhvillohet në Kanada, në stadiumin “BC Place”, ndërsa dy të tjerat në ShBA, në “Levi’s Stadium” dhe në “So-Fi Stadium”.
Megjithatë, para ëndrrës së Botërorit, Kosova duhet të fokusohet te play-offi, ku sfida ndaj Sllovakisë mbetet testi i parë dhe vendimtar drejt historisë.



Të tjera
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”
Kryeziu thotë se Osmani ka dalë nga roli i saj dhe është angazhuar për ta mbështetur VV’në