Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar, të vendosura pranë varrit të aktivistit Astrit Dehari, janë dëmtuar, transmeton KosovaPost.
Përmes një reagimi publik, LVV ka thënë se me keqardhje ka pranuar lajmin për këtë incident, ndërsa ka falënderuar Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë.
“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari. Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë”, thuhet në reagim.
LVV njofton se është në pritje të hetimeve nga njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shkaktarëve të mundshëm të dëmtimit.



Të tjera
Receta me aspirinë që çdo femër duhet t’i dijë
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”