Baseli ka marrë një fitore dramatike në transfertë ndaj Winterthurit, duke triumfuar 1–2 në ndeshjen e javës së 16-të të Superligës së Zvicrës.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 29-të, kur Xherdan Shaqiri realizoi pas asistimit të Soticek. Goli i tij i dha Basel-it kontrollin e pjesës së parë, e cila u mbyll me avantazhin minimal 0–1.
Ky ishte goli i gjashtë i Shaqirit këtë edicion krahas tetë asistimeve.
Ëinterthuri reagoi menjëherë në fillim të pjesës së dytë dhe arriti të barazojë në minutën e 51-të me golin e Hunziker, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një moment të mirë në zonë.
Baseli kishte mundësi të rikthehej në epërsi edhe më herët, por humbi një penallti në minutën e 65-të, duke e mbajtur ndeshjen të hapur deri në fund. Megjithatë, presioni i vazhdueshëm i tyre u shpërblye në minutën e 90+3’, kur Tsunemoto realizoi golin e fitores pas një aksioni të ndërtuar nga Broeschinski.



Të tjera
“Çmenden” drejtorët sportivë të Superligës, fyerje dhe kërcënime ndaj gjyqtarëve
Kritika ndaj medias nuk është sulm ndaj lirisë së saj
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën