Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar një kontratë të re për furnizim me veshmbathje të specializuara kërkim–shpëtim zhytje SUFSK 1001, e cila do t’i shërbejë nevojave operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kontrata, me kohëzgjatje prej 36 muajsh, është dhënë pas procedurës së ritenderimit, ndërsa synon rritjen e kapaciteteve profesionale dhe efikasitetit të FSK-së në misionet kërkim-shpëtim.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, furnizimet do të realizohen nga operatori ekonomik fitues “Profitech”, i cili është vlerësuar të ketë kapacitetin e nevojshëm për realizimin teknik të pajisjeve, bazuar në kriteret dhe specifikimet e dosjes së tenderit.
Vlera e përgjithshme e kontratës arrin në 73,420.80 euro. Ky investim konsiderohet një hap tjetër i rëndësishëm në modernizimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.




Të tjera
A duhet patjetër ta përdorin biberonin bebet?
Flasin nga QKUK, kjo është gjendja e 25 vjeçarit i cili u pl@gos në Prishtinë
Ushqimet që shkatërrojnë dhëmbët