Komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Major Ozkan Ulutash u takua me presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok, në Selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, përcjell KosovaPost.
Misioni paqeruajtës i NATO-s tregoi se Sulyok u shoqërua nga zëvendësministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Tamas Vargas, dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux.
“Gjeneral-Major Ulutash dha një përditësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, si dhe mbi përpjekjet e KFOR-it. Ai theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në gjithë Kosovën. Ai gjithashtu vlerësoi kontributet e gjata dhe të vazhdueshme të Hungarisë në përpjekjet e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.



Të tjera
Nëse s’mund t’i mposhtim Kosovën, Rumaninë e Sllovakinë, s’e meritojmë të shkojmë në Botëror
Osmani viziton Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë
Produktet e qumështit nuk janë shkaktarë të shtimit të peshës