Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u takua mëngjesin e sotëm me autorin, gazetarin dhe producentin radiofonik francez, Philippe Collin, i cili shoqërohej nga ambasadori i Francës, Olivier Guerot, transmetin KosovaPost.
ZKM njofton se ata diskutuan së bashku për historinë e letërsinë, dhe natyrisht aktualitetin gjeopolitik e dinamikat sociale posaçërisht në kontinentin tonë evropian.
Philippe Collin i dhuroi kryeministrit romanin e tij të publikuar vitin e kaluar me titull “Barmeni i Ritzit”, ku trajtohen ngjarje nga okupimi nazist i Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore, bazuar në historinë e vërtetë dhe spektrin e shankistit Frank Mejer, nga hoteli Ritz në Paris.
Kryeministri e falënderoi për bisedën dhe librin, duke shprehur mirënjohjen për shkëmbimin e sotëm dhe vlerësimin për krijimtarinë dhe punën e tij.




Të tjera
Ambasada e Kosovës në Paris do t’i ndërpres shërbimet konsullore për mbi 2 javë, del me njoftim
Ushqimet ‘Fast-Food’ shkaktojnë sëmundjen e trurit
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërime për cunami