Ministri në detyrë i Ambientit, Transportit dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është përmbushur premtimi i dhënë një javë më parë për fillimin e sanimit të gropave në rrugët e Kosovës, përcjell KosovaPost.
“Ashtu siç jemi zotuar javën e kaluar, sot kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë.
Brenda kësaj jave do t’i sanojmë të gjitha gropat në të gjitha akset rrugore.
Siguria dhe qarkullimi i lehtë mbeten prioriteti ynë”, ka thënë ministri në detyrë.
Sipas tij, punimet tashmë kanë nisur në të gjitha akset rrugore që janë në kompetencë të ministrisë.



Të tjera
Të jesh pak egoist është mirë
Vetëm 37% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë
Sa duhet të qëndroni në diell nëse keni mungesë të vitaminës D?