Më në fund vjen një lajm i mirë nga Italia rreth yllit të kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrovës.
Ylli dardan do të startojë nga fillimi në ndeshjen ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve.
Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti.
Në konferencë për shtyp, para ndeshjes së nesërme me Pafosin, Spalletti ka thënë se Zhegrova do të luajë nga fillimi, i cili deri më tani asnjëherë nuk ka startuar për “Zonjën e Vjetër”.
“Diçka do të ndryshojë, Zhegrova do të startojë. Javën e kaluar ai mungoi në stërvitje. Nëse bëjmë teste, rezulton se nuk është në formë të plotë, dhe ky është një argument i dyfishtë. Ose i jep 20 minuta deri në gjysmë ore, ose e përdor për aq sa mundet. Këtë herë do të provoj këtë; djali po stërvitet mirë dhe e meriton. Problemi i vetëm është se testet na tregojnë këtë”, tha ai.
Zhegrova u transferua te Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar, për një shumë që kapte pothuajse shifrën prej 20 milionë eurove.



Të tjera
Gjashtë shtetas të Kosovës të arrestuar nga Serbia dhe një i rrëmbyer më 2025
Shkëndija e kërkon playoff-in përballë Sllovan Bratisllavës
Pasi terro*istët serbë sulmuan kanalin e Ibër-Lepencit, ishte Durmishi që nisi punën për sanimin e dëmeve