Federata e Pingpongut e Kosovës është duke përgatitur një kamp të veçantë, i cili do të zhvillohet nga datat 11-14 dhjetor nën drejtimin e Andreja Ojstersek, trajneres së njohur ndërkombëtarisht posaçërisht për punën e bërë me lojtarin e famshëm Darko Jorgic. Gjatë këtij kampi ajo do të shoqërohet nga Drejtori i Përfaqësueses Petrit Drenica dhe stafi i përzgjedhur.
Ky kamp do të sjellë së bashku lojtarë të talentuar të moshave të reja nga Kosova dhe Shqipëria, duke ofruar një mundësi unike për të përmirësuar teknikën, strategjitë dhe përvojën në pingpong. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë nga një trajnere me përvojë të gjerë në garat ndërkombëtare dhe të aplikojnë teknikat e saj praktike gjatë seancave stërvitore.
FPPK synon që përmes këtij kampi të nxisë rritjen e cilësisë dhe rezultateve dhe të fuqizojë komunitetin e sportistëve të rinj, duke krijuar mundësi të reja në të mirën e tyre.
I gjithë ky organizim thuhet se u arrit në saje të bashkëpunimit të mirë në mes të kryetarit të FPPK – së Jeton Oruçi dhe Federatës Sllovene.



Të tjera
Disa gjëra që prindërit shpesh harrojnë t’ua tregojnë fëmijëve të tyre të rritur
10 përfitimet shëndetësore nga marrëdhëniet e rregullta seksuale
Kurti premton statusin e kandidatit në BE në mandatin e ardhshëm