Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e boksierit Nazif Gashi, duke thënë se fitoret dhe paraqitjet e bën krenar dhe e shndërruan Prishtinën në njërin prej klubeve më të suksesshme të kohës.
“E nderuar familje Gashi, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas. Si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit. Fitoret dhe paraqitjet e tij na bënë krenar dhe e shndërruan Prishtinën në njërin prej klubeve më të suksesshme të kohës. Kujtimi për Nazif Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Nazif Gashin!”, thuhet në ngushëllimin e Presidentes Osmani.



Të tjera
Presidenti Begaj vazhdon vizitën në Kosovë
Serbia pa progres në reforma
Mungesa e kujdesit prish dhëmbët tuaj, ja kur nis pastrimi i tyre