Ambasada gjermane në Kosovë, ka lëshuar një njoftim drejtuar kandidatëve për kryeministër dhe subjekteve politike në garën për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Përmes këtij njoftimi, ambasada rikujton se organizimi i tubimeve zgjedhore në territorin gjerman nuk lejohet më pak se tre muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në vendin e tyre.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, do të mbahen më 28 dhjetor, kjo do të thotë se nuk mund të ketë tubime në Gjermani, një nga vendet ku ka më së shumti diasporë kosovare.
“Meqenëse kemi një diasporë të madhe të Kosovës në Gjermani, dëshirojmë t’u kujtojmë të gjithë kandidatëve se, si rregull, ngjarjet e fushatës zgjedhore nga zyrtarët e huaj në Gjermani nuk lejohen në periudhën më pak se 3 muaj para zgjedhjeve. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thuhet në njoftim.
Së fundmi, kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar tubim në Frankenthaler të Gjermanisë.



Të tjera
Të mirat nga konsumimi i kungullit
Oscar lë futbollin pas problemeve me zemër
Në këtë vend renditet sonte Prishtina për ndotje të ajrit