Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar sot slloganin e fushatës së PDK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Sllogani i përzgjedhur është “Bashkë. Përpara”, i cili sipas Hamzës përfaqëson qasjen dhe angazhimin e partisë për të ardhmen e vendit.
Në njoftimin e bërë publik në profilin e tij në Facebook, Hamza thekson se fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët, dhe se vetëm përmes bashkëpunimit mund të sigurohet zhvillimi i vendit.
“Bashkë. Përpara. Ky është sllogani ynë dhe zotimi ynë. Fuqia e Kosovës qëndron te qytetarët e saj dhe ne duhet t’ia japim vendit të ardhmen që e meriton. Kur jemi bashkë, Kosova ecën përpara”, ka shkruar Hamza në Facebook, transmeton KosovaPost.



Të tjera
Grabitet një taksist në Prishtinë
Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit
A duhet të ushqehen foshnjat me ujë?