Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it, përmes Bashkëpunimit Civil-Militar (CIMIC) dhe Ekipit për Monitorim dhe Liaison (LMT), mori pjesë në një ceremoni zyrtare dorëzimi për të prezantuar pajisje zjarrfikëse për Departamentin e Zjarrfikësve të Komunës së Prishtinës.
Donacioni i KFOR-it përmirëson aftësinë e zjarrfikësve për të reaguar shpejt dhe në mënyrë efektive ndaj emergjencave, duke rritur sigurinë e zjarrfikësve gjatë operacioneve të vështira dhe duke mbrojtur njerëzit që jetojnë në të gjithë Kosovën.
“Në përputhje me mandatin e KFOR-it, aktivitetet e CIMIC-it synojnë të promovojnë mirëqenien e të gjithë njerëzve në Kosovë duke mbështetur institucionet lokale”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.



Të tjera
Projektligji për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së Ambasadës së SHBA-së në Kosovë merr aprovimin e parë
Konjufca priti ambasadorin australian në takim përshëndetës
Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik jep dorëheqjen – akuzon rëndë Starmer