Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka propozuar që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen së bashku në Bashkimin Evropian. Këtë ide ai e prezantoi gjatë një darke pune në Bruksel me krerët e institucioneve evropiane.
Propozimi i Vuçiqit vjen në një moment kur Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen më afër anëtarësimit, me pritje që të bëjnë hapa vendimtarë deri në fund të dekadës.
Në deklarimin e tij, Vuçiq tha se anëtarësimi i përbashkët do të shmangte probleme të reja kufitare dhe politike në rajon, duke përmendur Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Reagimi i parë kritik erdhi nga kryeministri malazez Milojko Spajiq, i cili përmes rrjeteve sociale tha se, sipas kësaj logjike, Mali i Zi do të duhej të priste që vendet e tjera të plotësonin kushtet për anëtarësim.
Zyrtarët evropianë nuk komentuan idenë e Vuçiqit, por i kërkuan Serbisë që të harmonizojë politikën e sanksioneve me BE-në dhe të përmirësojë situatën e sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave.



Të tjera
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën
Këshilla për gjumë të rehatshëm
Pse duhet të konsumojmë dardha?