Pas sulmit terrorist të grupeve serbe mbi kanalin jetik të Ibër-Lepencit, institucionet e Kosovës u gjendën përballë një sfide të menjëhershme për të rikthyer funksionalitetin e këtij sistemi të rëndësishëm ujësjellës.
I pari që mori masa konkrete ishte ish-zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili nisi menjëherë përgatitjet për sanimin e dëmeve të shkaktuara.
Durmishi kishte bërë të ditur asokohe se ekipet teknike po punonin pa ndërprerje për të vendosur devijimin e kanalit, si hap i domosdoshëm për t’u krijuar kushtet e rikonstruksionit të plotë.
“Në kanalin e Ibër Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi. Me këtë intensitet të punimeve, gjatë kësaj jave do të përfundojë devijimi, në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, kishte shkruar më 4 dhjetor ministri aktual në detyrë, Hysen Durmishi.
Ndërhyrja e shpejtë dhe koordinimi institucional bënë të mundur stabilizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve për riparimin afatgjatë të kanalit, i cili mbetet një ndër arteriet kryesore të furnizimit me ujë në vend.



Të tjera
Grabitet një taksist në Prishtinë
Dhjetë persona intervistohen në Pejë për falsifikim të rezultateve të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit
A duhet të ushqehen foshnjat me ujë?